Në kuadër të aktiviteteve për “Tetorin Rozë”, sot në Podujevë mbahet një aktivitet i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Aktiviteti zhvillohet në Galerinë e Arteve në Podujevë, duke filluar nga ora 14:00.
Në këtë organizim do të marrin pjesë gra që kanë kaluar nëpër përvojën e përballjes me kancerin e gjirit, të cilat do të ndajnë historitë dhe përvojat e tyre.
Në aktivitet pritet të ketë gjithashtu informacione nga profesionistë shëndetësorë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Organizatorët kanë bërë thirrje që gratë të marrin pjesë dhe të informohen për rëndësinë e kujdesit dhe kontrolleve shëndetësore.
“Tetori Rozë” shënohet çdo vit si muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim rritjen e informimit dhe nxitjen e diagnostikimit të hershëm.



Leave a Reply