,

Mbi 30 mijë euro të padeklaruara zbulohen në një veturë në Vërmicë

Vërmicë – Një kontroll rutinë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë ka rezultuar me zbulimin e një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të një veture, zyrtarët doganorë kanë gjetur më shumë se 30 mijë euro, të cilat udhëtari nuk i kishte deklaruar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës.

Sipas procedurave doganore, shumat prej 10 mijë eurosh e lart duhet të deklarohen nga personat që kalojnë kufirin.

Rasti është marrë në trajtim nga autoritetet përkatëse, ndërsa paratë janë ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me dispozitat ligjore.

Dogana e Kosovës vazhdon kontrollet në pikat kufitare me qëllim të parandalimit të rasteve të mosdeklarimit të mjeteve monetare dhe shkeljeve të tjera doganore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *