Dogana dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja në pikën kufitare Bërnjak. Udhëtari, sipas njoftimit të Doganës, kishte deklaruar se nuk kishte mjete monetare për të deklaruar.
Gjatë kontrollit më të detajuar, zyrtarët kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e automjetit, ku ishin fshehur 30,550 euro para të gatshme. Rasti është marrë në trajtim nga Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejshme.
Sipas rregullave të përmendura nga Dogana, personat që hyjnë ose dalin nga Kosova me 10 mijë euro ose më shumë duhet ta deklarojnë shumën dhe burimin e verifikueshëm të parave.



Leave a Reply