Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Pirc Musar e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së re dhe ka shprehur pritshmëri për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Në një postim në platformën X, presidentja sllovene ka theksuar se pret bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes dy vendeve, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.
Ajo i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në mandatin e saj të ri.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në Kuvend me 81 vota, në raundin e parë të votimit.



Leave a Reply