Ravanelli shpërthen në lavdërime për Zhegrovën: ‘Është fenomen, duhet ta bëjë edhe te Juventusi!’

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur sërish për Edon Zhegroven dhe ka pasur vlerësime të larta për futbollistin kosovar. Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën dhe i ka thënë se duhet ta tregojë edhe te Juventusi nivelin që po e demonstron me përfaqësuesen e Kosovës.

Ai e ka cilësuar Zhegrovën si “fenomen” dhe ka thënë se, nëse arrin të jetë i qëndrueshëm, mund të bëjë diferencën në ndeshje.

Ravanelli ka vlerësuar veçanërisht lojën e Zhegrovës në pjesën e fundit të fushës dhe aftësinë e tij për të krijuar raste. Sipas raportimit, Zhegrova është kthyer te Juventusi pas grumbullimit me Kosovën, ku kishte realizuar një gol dhe një asistim në ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *