Shiroka-Pula takohet me Kurtin: Presidentja e re premton bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti pas marrjes zyrtare të detyrës.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim mes institucioneve.

Kurti e ka falënderuar presidenten për pranimin e përgjegjësisë dhe i ka uruar sukses në detyrën e re. Sipas deklarimit të tij pas takimit, institucionet duhet të punojnë së bashku për sfidat që e presin vendin.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, ndërsa ceremonia e inaugurimit u zhvillua një ditë më parë. Në vizitën e saj të parë pas marrjes së detyrës, ajo bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, te varri i Ibrahim Rugovës dhe te varri i Adem Demaçit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *