Gazetari kroat veçon Kosovën pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: “Një katolike në krye të një vendi me shumicë myslimane”

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e Kosovës ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë vendit, veçanërisht për shkak të përkatësisë së saj fetare.

Gazetari kroat Zoran Kusovac ka komentuar këtë zhvillim duke e lidhur atë me përbërjen fetare të Kosovës. Ai ka vënë në dukje se në një shtet ku shumica dërrmuese e qytetarëve janë myslimanë, në krye të vendit është zgjedhur një presidente e besimit katolik.

Sipas tij, ky zhvillim tregon për mënyrën se si çështjet fetare trajtohen në shoqërinë kosovare dhe për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Kusovac ka bërë gjithashtu një krahasim me vendet e rajonit, duke ngritur pyetjen se si do të pritej zgjedhja e një presidenti mysliman në një shtet me shumicë të krishterë ortodokse.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës më 7 tetor, duke marrë 81 vota. Me zgjedhjen e saj, ajo mori detyrën e kreut të shtetit në një periudhë të rëndësishme politike për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *