Komuna e Gjilanit, Drejtoresha Kadastrale, Eljesa Rashiti ka njoftuar qytetarët për fillimin e procesit të verifikimit të të dhënave kadastrale në disa zona të komunës.
Procesi përfshin zonat kadastrale Gjilan 1, Gjilan 2, Bresalc, Dobërçan, Livoç i Epërm dhe Shillovë.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët kanë mundësi të verifikojnë të dhënat e pronës së tyre dhe, në rast të pasaktësive, të paraqesin vërejtje apo kërkesa për korrigjim. Në kuadër të procesit mund të adresohen edhe çështje që lidhen me trashëgiminë dhe bashkëpronësinë.
Sipas njoftimit të Komunës, verifikimi do të zhvillohet nga 2 tetori deri më 30 nëntor 2026, në orarin 08:00–16:00.
Shërbimet për verifikimin dhe paraqitjen e kërkesave janë pa pagesë.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontrolluar dhe, nëse është e nevojshme, për të korrigjuar të dhënat e pronave të tyre.



Leave a Reply