“Kurrë nuk duhet të ketë kontroll mbi Kuvendin!” — Deklarata e fortë e Fatmir Limajt për Dhomat e Specializuara

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me iniciativat apo kërkesat e tyre për konsultime rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.

Limaj ka nëvizuar prerazi se Gjykata në Hagë nuk ka asnjë autoritet apo kontroll mbi Parlamentin e Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet asnjëherë.

“Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, është shprehur Limaj, duke goditur qasjen e Dhomave të Specializuara ndaj institucionit më të lartë legjislativ në vend.

Sipas kreut të Nismës, Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe i vetmi që ka mandatin e plotë për miratimin dhe ndryshimin e ligjeve, pa pasur nevojë për miratimin apo nënshtrimin ndaj mekanizmave të jashtëm juridikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *