Sot u jepet lamtumira e fundit Nafije dhe Egzon Bugujevcit, motrës dhe vëllait që humbën jetën në rastin e rëndë të vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Sipas njoftimit të publikuar nga mediat, ceremonia e varrimit është caktuar të mbahet sot, në orën 15:40, në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 tetor, kur dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
Për rastin është arrestuar i dyshuari, i cili, sipas autoriteteve, është dorëzuar në Polici pas ngjarjes. Gjykata Themelore në Gjilan më 11 tetor ia ka caktuar një muaj paraburgim.
Rasti ka tronditur Gjilanin dhe më gjerë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Familjarët dhe të afërmit pritet t’u japin sot lamtumirën e fundit dy viktimave.



Leave a Reply