Tragjedi në Pogragjë të Gjilanit, një i ri humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një i ri dyshohet se ka humbur jetën në rrethana tragjike nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia jonë nga burime të sigurta, bëhet fjalë për një rast të dyshuar të vetëvrasjes, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk dihen.

Redaksia ka kontaktuar edhe Rajonin Policor, nga i cili priten informacione dhe detaje shtesë lidhur me rastin.

Deri në konfirmimin e informatave zyrtare, Art Media do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *