A do të jenë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë të BBVA 6?

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” ende nuk ka nisur, por diskutimet për emrat që do të ulen në karriget e opinionistëve kanë filluar tashmë. Në mesin e emrave që po përfliten për rikthim janë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, të cilët ishin pjesë e panelit në edicionin e kaluar.

Dyshimet për rikthimin e tyre u shtuan pas një momenti në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA-së, Selin Bollati.

Gjatë bisedës për festën që pritet të organizojë Top Channel me rastin e fillimit të sezonit të ri televiziv, Selini përmendi se në mesin e të pranishmëve do të jenë edhe Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

Deklarata e saj bëri që moderatorja Orinda Huta ta pyeste nëse po zbulonte pa dashje diçka për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, Selini u shpreh se nuk po konfirmonte asgjë, duke lënë të hapur mundësinë që dyshja të jetë e pranishme në festë edhe si ish-opinionistë të spektaklit.

Sipas raportimeve të mediave rozë, Arbëri dhe Monika pritet të jenë sërish pjesë e panelit të opinionistëve nëse nuk ka ndryshime gjatë përgatitjeve. Megjithatë, deri më tani, Top Channel nuk ka bërë një konfirmim zyrtar për përbërjen e panelit të BBVA 6. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *