Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar më 21 tetor një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shefin e EULEX-it, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe rikthimin e stabilitetit institucional, që krijon kushte për përqendrim në agjendën dhe prioritetet e qeverisë së re.
Diskutimet u përqendruan te vazhdimi i bashkëpunimit, reformat dhe mbështetja për përparimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Takimi zhvillohet në një periudhë kur institucionet e Kosovës përballen me pritshmëri për reforma dhe avancim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.



Leave a Reply