Skuadra e Gjilanit dhe ajo e Llapit kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat 1:1.
Pjesa e parë e takimit kaloi pa gola, ndërsa të dyja skuadrat kërkuan mundësinë për të kaluar në epërsi. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 69-të, kur Ardian Limani realizoi për vendasit, duke i dhënë Gjilanit avantazhin dhe shpresën për t’i arkëtuar tri pikët.
Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Përpjekjet e skuadrës nga Podujeva u shpërblyen në minutën e 88-të, kur mbrojtësi Arbnor Aliu shënoi për rezultatin 1:1.
Ky gol ndryshoi rrjedhën e minutave të fundit dhe i siguroi Llapit një pikë në udhëtim, ndërsa Gjilani mbeti pa fitoren që ishte shumë pranë ta realizonte.
Me këtë rezultat, Llapi regjistroi barazimin e dytë në këtë edicion, krahas një fitoreje dhe tetë humbjeve. Në anën tjetër, Gjilani regjistroi barazimin e tretë të sezonit, duke pasur edhe pesë fitore e tri humbje.



Leave a Reply