Aksidentohet vetura e Policisë gjatë ndjekjes në Skenderaj, lëndohen dy zyrtarë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar gjatë ndjekjes së disa personave të dyshuar.

Sipas informacioneve të raportuara, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta pasi vetura me të cilën po udhëtonin ka goditur një shtyllë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për ndjekjen e personave të dyshuar, të cilët po lëviznin me një veturë. Rrethanat e sakta që çuan deri te aksidenti nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, disa kilometra më tutje është gjetur edhe vetura e personave të dyshuar, e cila gjithashtu ishte e dëmtuar.

Megjithatë, personat që ndodheshin në këtë veturë dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë arritur të ikin para se të kapeshin nga autoritetet.

Deri më tani, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me identitetin e personave të dyshuar apo nëse ata janë arrestuar.

Rrethanat e plota të rastit pritet të bëhen të ditura pas veprimeve hetimore të organeve kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *