Në Prishtinë mbahet Takimi i Komitetit Drejtues të Projektit Shooter

Në Prishtinë është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues me të gjithë partnerët e projektit SHOOTER.

Në këtë takim është diskutuar Progresi i deritanishëm dhe hapat e ardhshëm për realizimin e projektit.

Gjithashtu janë shqyrtuar zhvillimet e fundit dhe është bërë planifikimi për mënyrat e modernizimit e menaxhimit të basketbollit përmes mjeteve digjitale, duke avancuar drejt realizimit të qëllimeve të projektit.

Projekti SHOOTER, i udhëhequr nga Federata e Basketbollit të Katalonisë, realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë, Kosovës dhe partneri teknologjik Optimal Way dhe përkrahet nga Erasmus.

Ky projekt ka për qëllim pajisjen e federatave të basketbollit në Evropë me mjete dhe aftësi dixhitale, duke përmirësuar profesionalizmin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë mjedisore në menaxhimin e tyre.

Në kuadër të SHOOTER, do të krijohet një sistem menaxhimi i ri, i bazuar në një Toolbox Dixhital gjithëpërfshirës, që do të lehtësojë kalimin nga metodat tradicionale drejt një qasjeje dixhitale më të avancuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *