Vazhdon procesi i hartimit të Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028

Është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues Ndërsektorial për hartimin e Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028 në Kamenicë.

Në takim mori pjesë edhe Koordinatori Rajonal nga Ministria e Punëve të Brendshme, z. Astrit Bajrami, i cili ofroi mbështetje profesionale dhe orientime lidhur me procesin e hartimit të planit, në përputhje me kërkesat ligjore dhe udhëzimet përkatëse.

Takimin e kryesoi Kryesuesi i Grupit Punues, z. Zijadin Thaqi, ndërsa procesi po koordinohet nga Zyrtarja Komunale për Riintegrim, znj. Kosovare Maroca.

Gjatë takimit u diskutua progresi i deritanishëm, u identifikuan sfidat dhe u përcaktuan hapat konkretë për finalizimin e planit. Anëtarët e Grupit Punues po japin kontribut aktiv përmes propozimeve konkrete, analizës së nevojave dhe koordinimit ndërmjet drejtorive përkatëse, me qëllim hartimin e një dokumenti sa më funksional dhe të zbatueshëm.

Komuna mbetet e përkushtuar për bashkëpunim institucional dhe për hartimin e një plani gjithëpërfshirës, në shërbim të personave të riatdhesuar dhe integrimit të qëndrueshëm të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *