
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore e strategjike, të ndërtuara mbi themele të forta historike, kombëtare dhe shtetërore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në çdo proces të rëndësishëm diplomatik, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të rregullt politik dhe diplomatik në të gjitha nivelet.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se forcimi i partneritetit vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet thelbësor për avancimin e interesave të përbashkëta dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në familjen euroatlantike.



Leave a Reply