Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës (IANG), Rreshter Major i Komandës Matthew T. Strasser.

Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Nacionale të Ajovës, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve. Gjeneral Jashari vlerësoi kontributin e partnerëve amerikanë, e posaçërisht të Gardës Nacionale të Ajovës, në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.

Nga ana tjetër, Rreshter Majori i Komandës Strasser vlerësoi lart lidershipin e Gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së, e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.

Në fund të takimit, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi Rreshter Majorin e Komandës Strasser me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *