Stuhia e fuqishme që përfshiu sot Gjilanin dhe pjesë të tjera të Kosovës ka shkaktuar dëme materiale edhe në Livoç të Ulët. Si pasojë e erërave të forta, një biznes është përmbysur, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.


Ngjarja vjen pasi institucionet përgjegjëse kishin paralajmëruar për mot të rënduar dhe stuhi të forta, duke aktivizuar edhe alarm të nivelit të tretë për disa zona të vendit. Reshjet dhe erërat e forta janë shoqëruar me pasoja në disa lokalitete.

Aktualisht, moti në zonë është stabilizuar dhe qielli është kthjelluar. Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime të tjera gjatë ditës, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.



Leave a Reply