Bashkëpunimi i shumëpritur mes Yll Limanit dhe Rina Balajt nuk po komentohet vetëm për suksesin muzikor. Menjëherë pas publikimit të këngës “Pa Ty”, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe spekulime se dy artistët mund të jenë më shumë sesa thjesht bashkëpunëtorë.
Kimia e tyre në videoklip nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku. Shikimet, afrimiteti dhe interpretimi i tyre kanë bërë që shumë ndjekës të aludojnë për një lidhje të mundshme romantike.
Kjo nuk është hera e parë që emrat e tyre lidhen me njëri-tjetrin. Prej kohësh, fansat kanë komentuar ndërveprimet e tyre në rrjetet sociale, paraqitjet në evente të përbashkëta dhe raportin e afërt që duket se kanë ndërtuar ndër vite. i tyre më i ri.

Së fundmi, prania e tyre së bashku gjatë xhirimeve të videoklipit në Palma de Mallorca vetëm sa i ka shtuar zërat. Në TikTok dhe Instagram kanë qarkulluar dhjetëra video ku fansat analizojnë çdo detaj, duke pretenduar se mes tyre mund të ketë më shumë sesa një bashkëpunim artistik.
Megjithatë, deri më tani, as Yll Limani dhe as Rina Balaj nuk kanë reaguar ndaj këtyre aludimeve. Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se janë në një lidhje, ndaj gjithçka që po qarkullon mbetet në nivel spekulimesh dhe interpretimesh të publikut.
Pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurt: dyshja ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe “Pa Ty” po konsiderohet si një nga bashkëpunimet më tëkomentuara të momentit.
A kemi të bëjmë me një romancë të re në showbizin shqiptar apo thjesht me një dyshe artistike që di të krijojë një kimi bindëse para kamerës? Përgjigjja, të paktën për momentin, mbetet e panjohur.



Leave a Reply