NASA: Rikthehemi në Hënë – misioni për bazën e parë njerëzore ka nisur

NASA ka rikujtuar një nga momentet më historike të njerëzimit, uljen në Hënë më 20 korrik 1969, kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në sipërfaqen hënore.

Tashmë, 57 vite më vonë, agjencia amerikane ka bërë të ditur se synimi është shumë më ambicioz: ndërtimi i bazës së parë njerëzore në Hënë.

Përmes programit Artemis, NASA synon të dërgojë sërish astronautë në Hënë, ku ata jo vetëm do të zbarkojnë, por edhe do të jetojnë, punojnë dhe kryejnë kërkime shkencore. Kjo bazë do të shërbejë si pika e parë e përhershme e njerëzimit në sipërfaqen hënore dhe si një hap kyç drejt objektivit afatgjatë – dërgimit të njerëzve në Mars.

“Po rikthehemi. Bashkohuni me ne në hapin tonë të ardhshëm gjigant,” thuhet në mesazhin e publikuar nga NASA, duke nënvizuar fillimin e një epoke të re të eksplorimit hapësinor.

Përkthimi :”Po rikthehemi.

Më 20 korrik 1969, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë.

Tani, po ndërtojmë një Bazë Hënore për të krijuar pikëpostimin e parë të njerëzimit në sipërfaqen e Hënës. Misionet tona NASA Artemis do të dërgojnë njerëz në Hënë për të jetuar, punuar dhe eksploruar, ndërsa përgatitemi për hapin e radhës – udhëtimin drejt Marsit.

Bashkohuni me ne në hapin tonë të ardhshëm gjigant.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *