ZYRTARE: Karim Adeyemi transferohet te Barcelona, nënshkruan kontratë deri në vitin 2031

Screenshot

FC Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund, duke shtuar një tjetër emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin e ri.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2031, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve kap vlerën e rreth 22 milionë eurove, me bonuse shtesë dhe një përqindje nga shitja e ardhshme që i mbetet Borussia Dortmund.

Adeyemi largohet nga Dortmundi pas katër sezonesh, ku zhvilloi 146 ndeshje dhe realizoi 36 gola. I njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe aftësinë për të luajtur në të dy krahët e sulmit, ai pritet t’i ofrojë trajnerit Hansi Flick më shumë alternativa në fazën ofensive.

Transferimi rikthen bashkëpunimin mes Adeyemit dhe Hansi Flick, trajnerit që i dha debutimin me kombëtaren e Gjermanisë. Vetë lojtari e cilësoi kalimin te Barcelona si një hap të madh në karrierë dhe u shpreh i gatshëm të kontribuojë në çdo rol që do t’i kërkohet nga skuadra katalanase.
Me këtë transferim, Barcelona vazhdon përforcimin e skuadrës për sezonin 2026/27, ndërsa tifozët presin me interes debutimin e një prej futbollistëve më të shpejtë dhe më premtues të futbollit gjerman me fanellën blaugrana. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *