
FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, me Spanjën që rikthehet në vendin e parë falë triumfit historik në finalen e madhe.
Fitorja 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e turneut i ka siguruar “La Rojas” pozicionin e parë në renditjen botërore, duke lënë pas pikërisht Argjentinën, e cila zbret në vendin e dytë. Ndërkohë, Franca ruan pozitën e tretë pas suksesit në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë.
Një nga surprizat më të mëdha të renditjes së re është ngritja e Marokut në vendin e gjashtë, duke konfirmuar edhe një herë se është kthyer në një prej kombëtareve më të forta në botë.
Renditja e re pasqyron ndryshimet e mëdha të sjella nga Kupa e Botës 2026, duke shpërblyer kombëtaret që shkëlqyen në turne dhe duke ndëshkuar ato që zhgënjyen. Gara për vendin e parë në renditjen botërore pritet të vazhdojë me intensitet në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2030.


Leave a Reply