,

Ditët e Mergatës 2026: Gjilani i bën gati krahët për të mirëpritur bashkatdhetarët me një program madhështor kulturor!

Vera në Anamoravë nuk ka kuptim pa pulsin e mërgatës sonë. Komuna e Gjilani, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka prezantuar programin zyrtar të manifestimit tradicional “Ditët e Mergatës – Rrënjët Tona”, duke sjellë një kalendar plot ngjarje kulturore, muzikore dhe artistike që do të gjallërojnë qytetin nga 25 korriku deri më 2 gusht 2026.

Ky manifestim synon të jetë një urë lidhëse emocionale dhe kulturore mes qytetarëve vendas dhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë anë e mbanë botës, duke e kthyer Gjilanin në qendrën e argëtimit dhe traditës.

Çfarë pritet të ndodhë gjatë këtyre ditëve?

Të gjitha ngjarjet kryesore do të mbahen në Sheshin “Agim Ramadani” (Platoja e Teatrit) duke filluar nga ora 20:00, përveç rasteve të veçanta. Më poshtë keni orarin e plotë të aktiviteteve:

 25 Korrik (20:00) – Koncert “Real Bikers”: Nata hapëse vjen me energji rock dhe performanca nga Hysen Kafexhiu, Erza Cerkini, Njomza Hyseni dhe Shkumbin Miftari.

 26 Korrik (20:00) – Natë Muzikore: Atmosferë e nxehtë me DJ, grupin e njohur Fisnikët dhe BB Poqi.

 27 Korrik (20:00) – Spektakël për të gjitha moshat: Kori i fëmijëve, Muza dhe legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, të shoqëruar nga DJ.

 28 Korrik (19:00) – Galeria e Arteve, Gjilan: Hapja e ekspozitës kolektive “Egzistenca 4”.

 28 Korrik (20:00) – Koncert në shesh: Performanca nga DJ, grupi Minatori dhe Naser Berisha.

 29 Korrik (20:00) – Koncert “Atdheu mbi të gjitha”: Një mbrëmje madhështore me Kastriot Tushën, Selami Kolonjën, Enkelejda Arifin, Nikollë Nikprelajn, Hysni Alushin dhe Ansamblin nga Vlora.

 30 Korrik (20:00) – Festivali i Ansambleve “N’Karadak Krisin Tupanat”: Pjesëmarrja e ansambleve kulturore nga 12 shtete të botës, duke sjellë diversitet kulturor në zemër të Gjilanit.

 31 Korrik (20:00) – Teatri i Qytetit: Shfaqje mysafire nga “Molla e Kuqe ngo”.

 2 Gusht (22:00) – Parku Banja: Nata përmbyllëse vjen me të qeshura dhe humor përmes “Stand Up Comedy Night”, me komedianët Avni Shkodra, Esat Shabani, Hasim Sopi Memish, Kushtrim Qerimi dhe Valina Muçolli.

Një ftesë e hapur për të gjithë

Komuna e Gjilanit fton të gjithë qytetarët, e në veçanti mërgimtarët tanë, që të marrin pjesë massivisht në këto aktivitete dhe të shijojnë bashkërisht ngrohtësinë e vendlindjes, muzikën e mirë dhe artin shqiptar.

Bëni gati mbrëmjet tuaja të verës, Gjilani ju pret krahëhapur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *