,

Tragjedi në Strellc të Deçanit: Babai humb jetën tragjikisht, dyshohet për vrasje aksidentale nga i biri

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka tronditur pasditen e sotme fshatin Strellc të komunës së Deçanit. Si pasojë e një incidenti me armë zjarri në oborrin e një stani në bjeshkët e Strellcit, një person ka humbur jetën.  

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, viktima është identifikuar si Shpend Hasanramaj, ndërsa rrethanat e para sugjerojnë se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale mes familjarëve. Për këtë ngjarje tragjike, dyshimet e para kryesore bien mbi djalin e viktimës, i cili është arrestuar menjëherë nga autoritetet. 

Detajet e ngjarjes

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:43.

“Sot, rreth orës 13:43, është raportuar se një person on ka vdekur në oborrin e një stani në Strellc të Deçanit. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale mes familjarëve,” – ka deklaruar Rugova për media.


Policia dhe njësitë relevante hetimore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë operacionit, në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë incident tragjik, ndërsa i dyshuari, Erdonit Hasanramaj, është shoqëruar në stacionin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *