Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend.
LDK ka njoftuar se tërhiqet nga kërkesat e saj për përfshirje në Qeveri, Kuvend apo institucione të tjera, duke deklaruar se synimi kryesor tashmë është tejkalimi i krizës. Partia ka kërkuar që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual dhe jopartiak.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur institucionet e Kosovës vazhdojnë të përballen me vështirësi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. LDK-ja kishte qenë në negociata me Vetëvendosjen, por tash ka bërë të ditur se nuk do të insistojë më në kërkesat e mëparshme.



Leave a Reply