PDK rikthehet para Qeverisë: kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë rikthyer sot para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, e ka akuzuar Albin Kurtin se po ushtron njëkohësisht funksionet e deputetit dhe kryeministrit në detyrë. Sipas PDK-së, vendi duhet të dalë nga ngërçi institucional dhe Kuvendi duhet të vazhdojë punën për konstituimin e institucioneve.

PDK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kërkojë thirrjen e seancës dhe se deputetët e saj do të qëndrojnë të angazhuar derisa të përfundojë procesi i konstituimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *