Predikuesi nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova

Predikuesi islam nga Bosnja dhe Hercegovina, Elvedin Pezić, pritet të largohet nga Kosova sot, pasi një ditë më parë ishte shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Pezić kishte ardhur në Kosovë për aktivitete dhe promovim libri në zonën e Pejës. Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe se nuk kishte dhënë leje apo mbështetje për aktivitetet.

Policia e Kosovës ende pritet të japë më shumë sqarime lidhur me arsyen e shoqërimit dhe bazën ligjore të largimit të tij nga vendi. Ngjarja ka tërhequr vëmendje për shkak të natyrës së aktivitetit dhe debatit rreth vizitës së tij në Kosovë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *