Autoritetet kanë njoftuar për një alarm të sigurisë ushqimore që lidhet me një lot të sallamit “Salame Galbanetto G230 c.a”.
Sipas njoftimit, alarmi është aktivizuar pas një raportimi për praninë e një trupi të huaj në produkt. Rasti është raportuar nga autoritetet italiane përmes sistemit europian RASFF dhe është klasifikuar si rrezik serioz për shëndetin.
Produkti i përfshirë në alarm ka datë skadence 23 tetor 2026, ndërsa në njoftim figuron edhe referenca RASFF 2026.7652.
Konsumatorët këshillohen të kontrollojnë produktin që kanë blerë dhe të mos e konsumojnë nëse përputhet me lotin e përfshirë në njoftim.



Leave a Reply