Qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës në Gjilan është ndërprerë sot për shkak të punimeve.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, segmenti nga Soliteri deri te rruga “Nënë Tereza” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00.
Për këtë arsye, qytetarëve u është bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes në zonën ku po zhvillohen punimet.



Leave a Reply