Tirana është përfshirë sot nga atmosfera kuqezi, vetëm pak orë para përballjes së Shqipërisë me Bjellorusinë.
Në pamjet që po qarkullojnë nga sheshi i Tiranës, tifozët shfaqen të mbledhur me flamuj kuqezi, ndërsa tupanat dhe brohoritjet kanë krijuar një atmosferë festive në kryeqytet.
Tifozët kanë nisur festën para nisjes së ndeshjes, duke kënduar e brohoritur për Kombëtaren shqiptare dhe duke i dhënë Tiranës pamjen e një feste të madhe sportive.
Shqipëria dhe Bjellorusia përballen sonte në stadiumin “Air Albania”, ndërsa mijëra tifozë pritet të jenë të pranishëm për ta mbështetur Kombëtaren nga tribunat.


Leave a Reply