Katër gra janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër grua.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën, ndërsa katër të dyshuarat janë arrestuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.
Viktima, pas sulmit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura më shumë detaje rreth motivit të sulmit apo raportit ndërmjet personave të përfshirë. Rasti mbetet nën hetim.



Leave a Reply