Përfaqësuesja U21 e Kosovës do të përballet sonte me Qipron U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
“Dardanët” e rinj hyjnë në këtë takim pas fitores 3:0 ndaj San Marinos javën e kaluar dhe synojnë të marrin edhe një tjetër rezultat pozitiv para tifozëve vendas.
Kosova aktualisht renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë. Spanja kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Finlanda është e dyta me 19 pikë.
Ndeshja ndaj Qipros është e parafundit për Kosovën në këtë cikël kualifikues. Pas saj, Kosova U21 do të përballet me Finlandën më 6 tetor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pavarësisht se Kosova nuk ka më gjasa për kualifikim në Evropian, skuadra synon ta përfundojë ciklin me rezultate sa më pozitive.



Leave a Reply