Lumbardh Salihu është rikthyer në vëmendjen e publikut, këtë herë për jetën e tij private. Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” është fotografuar në Milano pranë një vajze bionde, në kuadër të Javës së Modës në Milano.
Fotografia është publikuar nga Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në një album me momente nga qëndrimi i saj në Milano. Në një prej fotografive, Lumbardhi shihet krah vajzës me të cilën është përfolur së fundmi se është në një lidhje.
Ditë më parë, media raportuan se Lumbardhi ka nisur një romancë me një sipërmarrëse austriake, e cila është e përfshirë në disa biznese në Austri. Lidhja deri tani ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut, ndërsa në fotografitë e mëparshme Lumbardhi nuk identifikohej qartë.
Pamja e re nga Milano ka nxitur menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, pasi shumë ndjekës po pyesin nëse vajza në fotografi është pikërisht partnerja për të cilën është raportuar ditët e fundit.
Megjithatë, deri tani Lumbardhi nuk ka bërë një konfirmim publik për identitetin e saj, ndaj lidhja mes fotografisë dhe raportimeve të mëparshme mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.



Leave a Reply