,

Lladrovci pas takimit me Konjufcën: “Zgjidhja është ende e mundur”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se është takuar rastësisht me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Sipas Lladrovcit, takimi ishte i rastësishëm dhe biseda mes tyre ishte e këndshme. 

Lladrovci ka thënë se gjatë takimit nuk kanë diskutuar për poste apo politikë, por për mënyrën se si mund të bëhet Kosova më mirë.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka shkruar ai. 

Në postimin e tij, Lladrovci ka lënë edhe një mesazh për situatën aktuale, duke thënë se “me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti”, por sipas tij ende nuk është vonë për ata që kanë vullnet për t’u rreshtuar pas Kosovës. 

Takimi vjen në një periudhë kur në Kosovë po zhvillohen diskutime të rëndësishme politike dhe institucionale, ndaj deklarata e Lladrovcit ka tërhequr vëmendje në media. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *