Tensionet në Prishtinë: 33 persona të lënduar, tre të arrestuar

Protesta e zhvilluar të hënën para Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ndërsa pasojat janë raportuar gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të publikuara më 6 tetor, 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës. Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. 

Situata ishte përshkallëzuar gjatë mbrëmjes, kur protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe objekte drejt institucioneve dhe policëve. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.

Protesta lidhet me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *