Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar koordinim më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë në politikën e jashtme, si dhe mbështetje për rrugëtimin euroatlantik të vendit.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, i cili e uroi për zgjedhjen në postin e presidentes dhe shprehu shpresën për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin së bashku dhe të mbështesin njëra-tjetrën, veçanërisht në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Të dyja palët u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.



Leave a Reply