Yll Limani në mbështetje të studentëve në Tiranë: “Unë jom me studentët”

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Tiranë, duke shprehur hapur mbështetjen e tij për të rinjtë që kanë dalë në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Përmes një mesazhi, Limani tha se pamjet nga protesta janë shqetësuese, veçanërisht ato ku shihen të rinj duke u përballur me policinë, e cila, sipas tij, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe t’i mbrojë ata.

“Unë jom me studentët”, shkroi këngëtari, duke theksuar se uniforma policore bart përgjegjësi dhe se qytetarët duhet të ndihen më të sigurt kur përballen me policinë.

Limani gjithashtu bëri thirrje që kërkesat e studentëve të dëgjohen dhe pakënaqësitë e tyre të merren seriozisht. Ai theksoi se nuk mjafton që të rinjtë të quhen e ardhmja e vendit, nëse zëri i tyre nuk dëgjohet kur kërkojnë ndryshime.

Sipas tij, studentët meritojnë të dëgjohen dhe të kenë arsye për të besuar se mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin ku jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *