
Një person është ndaluar në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit dyshohet se iu gjetën substanca narkotike dhe para të gatshme.
Sipas informatave fillestare, personit në fjalë dyshohet se i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike, përfshirë kokainë dhe marihuanë, si dhe 1,100 euro para të gatshme.
Rrethanat e rastit, prejardhja e substancave dhe qëllimi i mbajtjes së parave mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.
Deri në konfirmimin zyrtar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria, rasti duhet të trajtohet si dyshim, ndërsa personi gëzon prezumimin e pafajësisë.


Leave a Reply